Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ju thashë për Olise! Tani merrni Leaon!” Tifozi aristokrat i Bayern i bën thirrje klubit
👁3778
24 Maj 2025 10:33 Telesport Ish-tenisti gjerman Boris Becker, fanatik i futbollit, ka një sugjerim për Bayern, skuadrën e tij të preferuar. Tifozi aristokrat mendon se transferimi i duhur për bavarezët është Rafael Leao. Duke qenë se Florian Wirtz zgjodhi Liverpool, Bayern i duhet një vendim i shpejtë për ofensivën dhe portugezi është një nga emrat e përfolur të momentit. “Leao do të ishte një blerje ëndrrash te Bayern. Mos harroni që vjet ju thashë për Olise”, ka shkruar Becker në rrjetin social “X”, duke rikujtuar se verën e kaluar ai bëri thirrje publike që Olise të vishej bavarez.