Ju përmend emri në bisedën e Ron Yeffet me biznesmenët ukrainas, gazetari Julian Hoxhaj reagon pas audiopërgjimit

Ju përmend emri në bisedën e Ron Yeffet me biznesmenët ukrainas, gazetari Julian Hoxhaj reagon pas audiopërgjimit

Gazetari investigativ Julian Hoxhaj ka reaguar pas publikimit një natë më parë të audiopërgjimit në emisionin “Çim Peka Live”, ku pretendohej se dëgjohej një bisedë mes biznesmenit kontrovers izraelito-shqiptar, Ron Yeffet dhe dy biznesmenëve ukrainas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj thotë se emri i tij dhe emisioni “Plug” i cili transmetohet në “Syri Tv”, janë përmendur në këtë material pas denoncimeve të publikuara më herët lidhur me aktivitetin e Yeffet në Shqipëri. Gazetari pretendon se përmendja e tij në këtë bisedë mes biznesmenëve nuk ka qenë e rastësishme, duke theksuar se prej muajsh ka denoncuar publikisht atë që ai e konsideron si marrëdhënie të “dyshimtë” mes Yeffet dhe strukturave shtetërore shqiptare. “Por këtë herë, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, ndryshoi objektiv, bashkë...