“Ju mungojnë 300 mijë vota, 10 fishuat humbjen”/ Mërtiri debat me Nokën për rezultatin e 11 majit

“Ju mungojnë 300 mijë vota, 10 fishuat humbjen”/ Mërtiri debat me Nokën për rezultatin e 11 majit

Analisti Ergys Mërtiri dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit”  për përmsasat e humbjes së PD-së më 11 maj. Ndërsa Mërtiri i tha se opozita ka humbur 300 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke dhjetëfishuar humbjen, Noka tha se kur bëhet fjalë për farsë shifrat i cakton “autokrati”. Debati Noka: Më thoni një gjë. Ti më thuaj a ishin zgjedhje të lira dhe demokratike, edhe ti Ergys? Mërtiri: Për mua këtu nuk ka patur ndonjëherë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por problemi qëndron këtu. Ti thua u vodhën. Kështu ka qenë...
Burimi: Javanews.al