Ju janë zhdukur para nga llogaria? Ligji i ri ndryshon rregullat për bankat!
Një transaksion i panjohur në kartën bankare, një pagesë e kryer gabimisht apo një shumë e larguar nga llogaria pa autorizimin e klientit mund të kthehet në një betejë të gjatë me bankën. Por rregullat që përcaktojnë të drejtat e qytetarëve po ndryshojnë. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar më 22 tetor ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, duke parashikuar forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe detyrime më të qarta për institucionet financiare. Ndryshimi më i rëndësishëm është zgjatja nga 6 në 13 muaj e afatit për paraqitjen e pretendimeve për transaksione të paautorizuara ose të ekzekutuara gabim. Kjo do të thotë se, pas hyrjes në fuqi të dispozitave përkatëse, klientët do të kenë një periudhë më të gjatë për të ngritur pretendime lidhur me...
Burimi:
ntv.al