Jorge Mendes i ofron klubit të Serie A mbrojtësin Balde, Barcelona gjen zëvendësuesin te Juventus
27 Tetor 2026 21:30 Telesport Alejandro Balde do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së janarit. Mbrojtësi i majtë me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona, pasi jo vetëm që ka humbur vendin e titullarit, por tashmë konsiderohet si zgjedhje e tretë në krahun e majtë për trajnerin Hansi Flick. Sipas Il Messaggero, agjenti i spanjollit, Jorge Mendes, ia ka ofruar së fundmi Romës mbrojtësin spanjoll. 23-vjeçari mund të jetë një përforcim ideal për verdhekuqtë, të cilët e kërkuan edhe në merkaton e verës, por pa arritur dot ta transferojnë. Në anën tjetër, sipas Sport, Deco ka piketuar mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, si lojtarin ideal për të zënë vendin që do të lërë bosh Balde, gjithmonë në rast largimi gjatë merkatos...
Burimi:
telesport.al