Jorge Luis Borges: Krijuesi
Asnjëherë s’ishte përhumbur në kënaqësitë e kujtimeve. Ndjesitë rrëshqisnin mbi të, të çastshme dhe të gjalla; pluhuri i cinabrit të një poçari, kubeja e mbushur me yje, të cilët gjithashtu ishin dhe zota, hëna, prej të cilës kishte rënë një luan, lëmimi i mermerit nën mollëzat e ndjeshme të gishtave, shija e mishit të derrit të egër, që i pëlqente ta shqyente me dhëmbët e bardhë dhe të mprehtë, një fjalë fenikase, hija e errët që lëshon një heshtë mbi rërën e verdhëlleme, prania e detit apo e grave, vera e fortë, ashpërsinë e së cilës e zbuste mjalti, të gjitha këto mund ta mbushnin tej e tej hapësirën e shpirtit të tij. E njihte tmerrin por gjithashtu edhe tërbimin e guximin. Njëherë pat qenë...
Burimi:
kultplus.com