26 vjet nga vdekja e Adem Kastratit, piktorit që e ktheu jetën shqiptare në art
Piktori Adem Kastrati, u lind më 15 janar 1933 në fshatin Karaçevë të Kamenicës së Kosovës, në një familje të madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashëse. Ishte e njohur familja e tij nga babai në këtë anë, por edhe nga ana e nënës së tij të Dajkocit (daja i tij, ishte disidenti politik e atdhetari Metush Krasniqi). Piktori e pedagogu i artit figurativ, krijuesi letrar, mbledhësi, shënuesi dhe publikuesi i thesarit popullor, analisti i marrëdhënieve shqiptaro-sllave dhe euro-botërore. Ai i takon gjeneratës së parë të piktorëve pas Luftës së dytë botërore. Kohërat e stuhishme në të cilat është rritur, pjekur dhe formuar si piktor, sigurisht që do të lënë një gjurmë të madhe te veprimtaria e tij. Emri i tij zë një vend meritor...
Burimi:
kultplus.com