Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Jorganxhi, familja e një trashëgimie muzikantësh, që u bë simfoni në historinë e traditës shqiptare të “zërit të shpirtit”
Nga Albert Vataj Ka zëra që nuk heshtin, edhe kur trupat që i mbartën i përkasin prehjes së përjetësisë. Ka këngë që nuk mbarojnë, edhe kur tingulli është shuar dhe sipari i skenës është mbyllur. Sepse ka një muzikë që nuk është thjesht art, por lutje, frymë, dridhje e dritës që përshkon shpirtin e njeriut dhe ngjitet në qiell, si një ofertë e heshtur ndaj të përjetshmes.Në këtë dimension të shenjtë të muzikës, jo si argëtim, por si besim; jo si zbukurim, por si përmbushje, shfaqet e rritet familja Jorganxhi. Jo vetëm si trashëgimtare e talentit, por si mbartëse e...