I biri i legjendës shqiptare të futbollit ftohet nga kombëtarja e Irlandës pas neglizhencës nga federata

I biri i legjendës shqiptare të futbollit ftohet nga kombëtarja e Irlandës pas neglizhencës nga federata

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rocco Vata, ka marrë ftesën për të luajtur me ekipin e parë të Irlandës në play off-et e Ligës së Kombeve, çka mund të mbyllë angazhimin e mundshëm me kombëtaren kuqezi.
Megjithë shkëlqimin e tij me skuadrën e Watford në Championship në Angli, 19-vjeçari nuk ka marrë kurrë asnjë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas asaj që ka bërë me dije babai i tij, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Rudi Vata.
Sulmuesi ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asist këtë sezon me Watford, gjë që i ka rënë në sy te drejtuesit e Federatës Irlandeze.
Vata, i cili ka shfaqur një nivel të lartë performance në nivele të ndryshme, raportohet se ka pranuar ftesën nga Irlanda, duke konfirmuar se do të përfaqësojë këtë kombëtare dhe jo Shqipërinë.
Ky vendim shënon një tjetër largim të trishtë për talentet e reja shqiptare që megjithë dëshirën për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi nuk gjejnë mbështetje nga autoritetet sportive të vendit të tyre.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente