
Emigranti u hyn fshehurazi prapa makinës në Francë, çifti anglez gjobiten 1500 paundë
Kjo do të ishte gjëja e fundit që u shkonte në mendje por kur mbërritën në shtëpi në Angli nga pushimet në Francë, Adrian e Joanne Fenton zbuluan një emigrant ilegal që ishte fshehur në karrocerinë e rulotës së tyre.
Zoti Fenton me bashkëshorten thirrën policinë e cila mori emigrantin dhe më pas thirri në intervistë çiftin për rrethanat e ngjarjes.
Ata menduan se këtu do të merrte fund gjithçka, por përveç telashit të emigrantit autoritetet menduan të shfrytëzojnë rastin për të gjobitur çiftin, me motivacionin “dështim në kontrollin e mjetit për emigrantë ilegalë”.
Zonja Fenton e quante gjobën e fundit të vitit që shkoi shumë të padrejtë, duke thënë në një program televiziv: “Jam shumë e zemëruar sepse ne nuk kemi asnjë faj. Në Francë klandestinët janë kudo, s’mund të kontrollosh të gjithë automjetin sa herë del prej tij”.
Çifti Fenton thanë se nuk e kishin idenë se si apo kur emigranti kishte hyrë në mjetin e tyre, i cili nuk ishte zbuluar as nga zyrtarët kufitarë francezë dhe as nga ata britanikë në portin e Dover.
Zonja Fenton thotë se me bashkëshortin po përgatisin apelin ndaj gjobës së padrejtë.
“Njerëz të ligjshëm si unë dhe im shoq që bëjnë gjënë e duhur sipas rregullave, gjobiten me logjika absurde, që nxisin emigracionin e paligjshëm. Ku është justifikimi për këtë.
Ndërsa zyrtarët e ministrisë thanë se gjoba ndaj qytetarëve të tyre shënjestron “neglizhencën dhe kriminalitetin”, edhe pse qindra refugjatë ilegalë vijojnë të hyjnë në Angli me gomone nga Franca.
“Ka disa shoferë që përfshihen me ndërgjegjie në grafikun e emigrantëve prandaj ligje të reja janë miratuar për çështjen prej 13 shkurtit 2023, tha ministria e brendshme angleze sipas Daily Mail.
Zoti Fenton me bashkëshorten thirrën policinë e cila mori emigrantin dhe më pas thirri në intervistë çiftin për rrethanat
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi