Jonathan Brandis, aktori që u bë i njohur si yll i filmave për fëmijë
12 November, 2026 - 23:35 Jonathan Brandis, aktori amerikan i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale televizive, lindi më 13 prill 1976 në Danbury, Connecticut. Ai nisi karrierën që në fëmijëri, fillimisht duke u shfaqur në reklama televizive, për të vazhduar më pas me role në filma dhe produksione të ndryshme televizive. Ai u bë i njohur për publikun përmes rolit të Bastian Bux në filmin “The NeverEnding Story II: The Next Chapter” (1990), si dhe për interpretimin e të riut Bill Denbrough në filmin televiziv “Stephen King’s It”. Ndër rolet e tij të njohura ishte edhe ai i Lucas Wolenczak në serialin fantastiko-shkencor “SeaQuest DSV”, prodhuar nga Steven Spielberg. Për këtë interpretim, në vitin 1994 u nderua me çmimin Young Artist...
Burimi:
kultplus.com