Jonaid Myzyri zyrtarisht i pandehur, GJKKO lë në fuqi dy masat e sigurisë për kreun e Prokurimeve, ja akuzat që…

Jonaid Myzyri zyrtarisht i pandehur, GJKKO lë në fuqi dy masat e sigurisë për kreun e Prokurimeve, ja akuzat që…

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri, është zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici. Hetimet lidhen me një tender prej 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës Shpal–Ura e Repsit, ku dyshohet se është favorizuar një bashkim operatorësh me dokumente të falsifikuara. Krahas Myzyrit, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, përfshirë ish-administratorë kompanish dhe zyrtarë të tjerë. Prokurori Elvin Gogaj po heton...
Burimi: Sot.com.al