Joe Wilson mesazh qeverisë shqiptare: Përmbahuni nga dhuna ndaj protestuesve
Joe Wilson TIRANA- Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të shmangë çdo formë dhune ndaj protestuesve, në një kohë kur demonstratat kundër qeverisë janë shoqëruar me përplasje të forta me policinë. Përmes një reagimi në platformën X Wilson shprehet se po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin e protestës në Shqipëri. Ai thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. “Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në aleatin e NATO-s, Shqipëri. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”, shkruan kongresmeni amerikan. Reagimi i Wilson...
Burimi:
zeri.ai