Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Joao Mario prezantohet te Juventusi: Frymëzohem nga CR7, si mbrojtës ngjaj me Cancelo
“Që i vogël jam frymëzuar nga Cristiano Ronaldo me ambicien e tij për t’u përmirësuar gjithmonë. Në rolin tim, referenca është Cancelo, një lojtar ofensiv, edhe pse është mbrojtës i djathtë. Edhe unë kam karakteristika të ngjashme”. Me këto fjalë është prezantuar Joao Mario, mbrojtësi i ri i djathtë i Juventusit, i cili foli për herë të parë si lojtar bardhezi nga grumbullimi në Herzogenaurach. Juventusi ndodhet në Gjermani, në qendrën stërvitore të “Adidas”, aty ku bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të përgatitjeve edhe verën e kaluar, nën drejtimin e Thiago Motta. Joao Mario pritet të ketë një rol të rëndësishëm në këtë Juventus, edhe për shkak të vendimeve të klubit në merkato. “Jam duke u integruar lehtësisht, – shtoi portugezi. – Bashkatdhetarët e mi, Conceiçao...