Jo vetëm Vlahovic, Milan vëzhgon një tjetër sulmues të Juventusit

Jo vetëm Vlahovic, Milan vëzhgon një tjetër sulmues të Juventusit

Siç raportoi La Repubblica këtë mëngjes, merkato e Milanit është në kulmin e vet. Me Estupinan në krahun e majtë, kuqezinjtë po shtyjnë përpara për Guela Doué të Strasburgut. Në të djathtë, Emerson Royal është afër bashkimit me Flamengon. Në mesfushë, objektivi kryesor mbetet Jashari. Sa i takon sulmit preferohet Vlahovic, por zgjedhja surprizë e mund të jetë Kolo Muani, edhe pse ai gjithmonë i ka dhënë përparësi bardhezinjve. Paris Saint-Germain  kërkon 50 milionë euro për francezin. Juventusi po pret një lëvizje, por Newcastle po fshihet dhe Milan po vrojton nga distanca.