Jo vetëm policinë me dhunë, gaz e plumba/ Rama ndërsen ndaj protestuesve që i kërkojnë dorëheqjen edhe antiterrorin

Jo vetëm policinë me dhunë, gaz e plumba/ Rama ndërsen ndaj protestuesve që i kërkojnë dorëheqjen edhe antiterrorin

Në një njoftim të bërë publik gjatë ditës së sotme, mësohet se edhe antiterrori po merret me arrestime të të rinjve apo qytetarëve që marrin pjesë në protestë apo se thjesht bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas njoftimit është vënë ‘në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17  shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për  thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit’. Kjo tregon frikën e madhe të Ramës dhe atë që ai është urdhëruesi kryesor i dhunës ndaj protestuesve të rinj që i kërkojnë përditë dorëheqjen. Njoftimi: Drejtoria e Antiterrorit Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17  shtetas si dhe referohen...