Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jo vetëm Isak, Liverpool tenton edhe transferimin e yllit anglez
5 Gusht 2025 21:46 Telesport Sikur të mos i mjaftonin top-transferimet që ka bërë deri tani, Liverpool nuk e ka mbyllur ende merkaton, pasi kërkon të bëjë edhe dy goditje të bujshme. Së pari, kampioni në fuqi i Anglisë synon transferimin e Alexander Isak. Newcastle është e vendosur për shifrën 150 milionë euro, Liverpool deri tani ka ofruar 120 milionë euro. Por, palët janë ende në bisedime dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja, duke ditur që sulmuesi suedez ka vendosur prej ditësh që do vetëm transferimin te Liverpool. Për të pati interes edhe nga Man. United, të cilët ofruan 170 milionë euro, por Isak refuzoi sepse do vetëm Liverpool-in. Përveç Isak, Liverpool po punone dhe për transferimin e qendërmbrojtësit anglez të Crystal Palace, Marc...