Jo vetëm futboll…; krejt shqiptaria përulet para modelit fitues të Shkëndijës së Tetovës

Jo vetëm futboll…; krejt shqiptaria përulet para modelit fitues të Shkëndijës së Tetovës

Nga Alfred LLESHI Në një kohë kur shumë flasin, por pak ndërtojnë, kur emra të mëdhenj harxhojnë miliona për rezultate minimale, një klub shqiptar po e bën ndryshimin me vepra. Shkëndija e Tetovës, pa zhurmë, pa spektakël mediatik, por me dinjitet dhe përkushtim, po shkruan faqe të arta në historinë e futbollit me rrënjë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë, kuqezinjtë nga Tetova mposhtën për herë të dytë gjigantin rumun, Steaua e Bukureshtit, këtë herë në shtëpinë e vet, në një stadium të tejmbushur, në zemër të Rumanisë. Rezultati 2-1 për kuqezinjtë nuk...