Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktojnë kthimin në një regjim të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjithë bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale, të cilat për vite me radhë ka përfituar nga skemat preferenciale. “Politikat preferenciale tatimore duhet të jenë të përkohshme, të targetuara dhe jo diskriminuese për sektorë të tjerë. Trajtimi preferencial për sektorë si akomodimi, IT, apo bizneset sezonale do të hiqet gradualisht”, deklaron Ministria e Financave. Sipas dokumentit zyrtar të Strategjisë Afatmesme të të...