“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë
Sean “Diddy” Combs dyshohet se po gëzon një trajtim të pazakontë në burg, me akses në celular, alkool dhe të burgosur të tjerë që kujdesen për nevojat e tij. Sipas NBC News, katër persona që kanë qëndruar në të njëjtin sektor me të pretendojnë se të burgosur të tjerë gatuajnë, pastrojnë dhe madje i bëjnë masazh 56-vjeçarit. “Këto nuk janë gjëra normale që sheh në burg. Janë gjëra që i bëjnë të pasurit. Duket e çmendur, por po flasim për Diddy-n.” Sipas dëshmive, Diddy dyshohet se konsumon edhe ushqime jashtë menusë së burgut, ndërsa alkooli futet në mënyrë të paligjshme me ndihmën e disa punonjësve. “Po, sigurisht që kam pirë me të”, ka deklaruar një prej të burgosurve. Përfaqësuesi i Diddy-t i ka hedhur poshtë...
Burimi:
javanews.al