Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jepte me fajde paratë e krimit, procedohet 72-vjeçarja, sekuestrohen 500 mijë euro
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden Funds”, i cili ka çuar në sekuestrimin e një shume prej 500 000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale. Në përfundim të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, është proceduar penalisht në gjendje të lirë E. K., 72 vjeçe, pronare e një pike këmbimi valutor (exchange), ku dyshohet se depozitoheshin shuma të mëdha parash të padeklaruara nga persona të ndryshëm. Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, këto para përdoreshin për dhënie huaje me interes, veprimtari e zhvilluar jashtë sistemit të rregulluar financiar dhe pa mbikëqyrje...