Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jepte kullota me qira në kundërshtim me ligjin, e pëson kryeplaku në Dropull
👁7248
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., banues në fshatin Selckë, Dropull, me detyrë kryeplak i fshatit Selckë, pasi ka kallëzuar një shtetase se shtetasi Dh. B. jep kullota me qira, në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.