“Jepi gaz se ka armë! Na ndihmo, po na vret!”/ Kanos me thikë familjen e kandidates së PD

“Jepi gaz se ka armë! Na ndihmo, po na vret!”/ Kanos me thikë familjen e kandidates së PD

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Matilda Qurku. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë restorantit në pronësi të familjes së Qurkut. Mariglen Bajrami, 21 vjeç, është konfliktuar verbalisht me familjarë të Qurkut dhe më pas, i është afruar babait të saj, duke mbajtur të fshehur nga pas një thikë. Ngjarja është filmuar dhe i është përcjellë policisë, e cila ka shpallur në kërkim të riun. Vetë Qurku në një reagim në Facebook ka...