Jepet vendimi, Gjykata kyç në shtëpi studentin që u përlesh me 6 policë
Këtë të premte Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Mes tyre është edhe Klevi Metaj, 22 vjeç, i cili u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë tubimit. Për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Masat e sigurisë Klevi Metaj-arrest në shtëpi Olsi Vogli-detyrim për paraqitje Xheison Petoku-arrest në shtëpi Erald Zenollari-arrest në shtëpi Hamza Bushi-detyrim për paraqitje Korado Aliaj-arrest në shtëpi Kalosh Hysbajrami-arrest në shtëpi Brixhet Bali-detyrim për paraqitje
Burimi:
kohajone.com