No Image Available

Jepet paralajmërimi nga qeveria: Përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç

Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje të miturve dhe prindërve të tyre të tregojnë kujdes për përfshirjen në incidente të dhunshme gjatë protestave, duke rikujtuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht personat nga përgjegjësia penale. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, sqaroi se, sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Paralajmërimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me incidente dhe përplasje, përfshirë edhe sulmin ndaj Gjykatës së Apelit. Ruseti theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ajo nuk i përjashton individët nga përgjegjësia për veprimet e tyre. Sipas saj, dhuna ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimi...