“Jemi të shokuar, Ministria duhet të na përfshijë në konsultim”/ Artistët kundër projektligjit për trajtim financiar

“Jemi të shokuar, Ministria duhet të na përfshijë në konsultim”/ Artistët kundër projektligjit për trajtim financiar

Projektligji i hartuar nga qeveria e Shqipërisë për trajtimin financiar të artistëve, është kundërshtuar nga këta të fundit, që dolën këtë të me një deklaratë publike. Ata kërkojnë rrëzimin e projektligjit që parashikon trajtim financiar për akrobatët, balerinët dhe valltarët në moshën 47-vjeçare dhe për këngëtarët në moshën 57-vjeçare. “Pas gati dy dekadash kërkesë, artistëve nuk mund t’u ofrohet një skemë e izoluar financiare, e cila nuk zgjidh problemet themelore të institucionit dhe kushtëzon përfitimin për përfundimin e marrëdhënies së punës“, u shpreh kreu i Sindikatës së Pavarur të Artit, Julian Kazazi. 85 profesionistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ansamblit Kombëtar dhe Cirkut Kombëtar kanë firmosur peticionin ku kërkojnë “Statusin e Artistit” dhe një politikë kombëtare për artin! “Brenda statusit të artistit duhet...