“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve
Princ Leka, trashëgimtari i Fronit Mbretëror, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë që protestojnë, duke bërë thirrje për respektimin e së drejtës për tubim paqësor, hetimin e denoncimeve për dhunë ndaj të rinjve dhe përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit. Përmes një deklarate, Oborri Mbretëror shprehet se i ka ndjekur me shqetësim raportimet për akte dhune dhe keqtrajtim të studentëve, të rinjve dhe të miturve, si gjatë shoqërimit nga policia, ashtu edhe në ambientet e komisariateve. Oborri Mbretëror i bën thirrje Policisë së Shtetit të tregojë përmbajtje dhe profesionalizëm, duke theksuar se detyra e autoriteteve është mbrojtja e qytetarëve dhe jo intimidimi i tyre apo përshkallëzimi i tensioneve përmes përdorimit të tepruar të forcës. Deklarata: Oborri Mbretëror qëndron në krah të studentëve shqiptarë...
Burimi:
gijotina.com