Javë përvëluese në Shqipëri, temperaturat në hije do të shkojnë deri në 41 °C

Javë përvëluese në Shqipëri, temperaturat në hije do të shkojnë deri në 41 °C

Kjo javë do të ketë temperatura përvëluese. Meteorologët thonë se termometri në disa qarqe do të ngjitet mbi 40 gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale nuk pritet të zbresin nën 22 gradë Celsius, as gjatë natës. Në fund të javës pritet një rënie graduale e temperaturave, por sipas sinoptikanëve, nuk parashikohen reshje. Ndërsa sa i përket parametrave të erës, nuk pritet të jetë shqetësuese.
Burimi: Javanews.al