
Messi gati të rikthehet në fushë, trajneri i Inter Miami: Jam optimist
👁1558
Trajneri i Inter Miami CF, Javier Mascherano u shpreh optimist për përfshirjen në listë të Lionel Messit për ndeshjen kundër Charlotte FC të dielën në mbrëmje në Chase Stadium.
“Leo është shumë më mirë. Ne jemi optimistë se nëse gjithçka shkon mirë, ka mundësi që ai të jetë në listë. Do të shohim” – tha Mascherano.
Messi mungoi në dy ndeshje radhazi të Inter Miami, Mascherano zgjodhi të linte pushim kapitenin e Argjentinës, pasi ai ka ndjerë lodhje nga luajtja e tre ndeshjeve për shtatë ditë, përfshi këtu kampionat dhe Concacaf.
Burimi