“Më premtoi martesë”, 68-vjeçares i “zhduken” kursimet e një jete

“Më premtoi martesë”, 68-vjeçares i “zhduken” kursimet e një jete

Kur del në pension, supozohet të “shijosh” kohën me njerëzit e zemrës dhe patjetër ‘kursimet e një jete’. Nuk është ky rasti i një gruaje në Cambridge të Mbretërisë së Bashkuar.
68 vjeçarja Julia Simpson nuk hezitoi të futet në një faqe online që shërben si “pikënisje” romancash ose miqësish. Në Maj të vitit të shkuar, ajo filloi bisedat virtuale me një burrë të quajtur Daniel Peeters, i cili pretendonte se ishte 58 vjeç dhe i ve. Por kjo nuk ishte historia e as emri i tij i vërtetë, madje as fotot. Ai kishte vjedhur foto të një gazetari gjerman dhe i postonte në faqen “Match.com”.

Julia dhe Daniel biseduan intensivisht për 4 muaj me radhë, e gjatë kësaj periudhe nuk munguan telefonatat romantike, dhuratat apo lulet. Ishte kjo mënyra tipike e mashtruesit për të futur në grackë të moshuarën. Pasi kjo e fundit ra në dashuri me të, nisi t’i dërgonte atij para në llogarinë bankare.

22 mijë £ u zhdukën në shumë pak kohë, ishin gjithçka ajo kishte lënë anash tërë jetën e saj.
“Më la pa asgjë. Më tha që do martoheshim, ai tradhtoi besimin tim”, shprehet 68 vjeçarja për mediat e huaja.
Pas këtij rasti, Julia u detyrua të merrte dhe borxhe për të përballuar jetesën, por fatmirësisht disa prej parave të humbura i rikuperoi përmes avokatëve të saj.
Vetëm në 5 vitet e fundit në Angli, paratë e marra përmes mashtrimeve kanë tejkaluar 400 milionë £ dhe “viktimat” kryesore mbeten gratë e moshuara.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente