
Infantino i dorëzon Trumpit trofeun e Botërorit për Klube: Do të jetë ngjarje e madhe
Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mirëpriti në Zyrën Ovale, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n, me këtë të fundit që i dorëzoi Trump topin zyrtar që do të luhet në Botërorin e Klubeve, por dhe trofeun që do të dorëzohet në finalen e madhe të 13 korrikut në New York. Trump i shfaq i lumtur gjatë këtij takimi pasi ai ishte promotori kryesor që SHBA të mirëpres jo vetëm Botërorin për Klube që do të zhvillohet në 2025, por dhe Botërorin në 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë:
“Ne do të krijojmë një grup punë, një taks forcë shumë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë pasi kjo është Kupa e Botës, e cila siç e dini, është një ngjarje e madhe. Do të jetë një ngjarje e madhe mendoj. Ju e dini që kjo ide lindi gjatë mandatit tim të parë, do të më vinte keq nëse nuk do të isha unë President. Kjo është një arritje e madhe për të dy, jam i lumtur që do të jem unë president gjatë Botërorit për Klube dhe Kupës së Botës”
Në fjalën e tij, drejtuar presidentit Trump, Gianni Infantino theksoi rëndësishme e madhe ekonomike që kanë këto dy evenimente botërore për SHBA-të.
“Amerika do të mirëpresë botën. Do të vijnë miliona njerëz, zoti President, miliona njerëz. Ndikimi ekonomik është 40 miliardë dollarë nga tani deri në vitin e ardhshëm. Ne do të krijojmë 200,000 vende pune për këto dy Kupa Bote. Dhe më shumë se kaq, ne do t’i japim gëzim dhe lumturi të gjithë botës. Dhe kjo është e paçmueshme”
Botërori për Klube vjen më shumë risi këtë sezon ku për herë të parë do të marrin pjesë 32 përfaqësuese, ndërsa FIFA pritet të shpërblejë klubet pjesëmarrëse me afro 1 miliardë dollarë.
Burimi