Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin Qani Xhafa.
Deputeti Xhafa, në gjendje të dehur, duke drejtuar automjetin e tij u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.
SPAK e akuzon deputetin për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. 
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.
Burimi