Armando Broja “lë në baltë” Kombëtaren, trajneri i Everton bën “bllokadë” sulmuesit kuqezi

Armando Broja “lë në baltë” Kombëtaren, trajneri i Everton bën “bllokadë” sulmuesit kuqezi

Armando Broja pritet që të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare. Është vetë trajneri i Everton që ka thënë diçka të tillë, kur është pyetur mbi gjendjen e sulmuesit shqiptar.
David Moyes thotë se Broja është bashkuar me grupin dhe dalëngadalë po bën stërvitje. Megjithatë, sipas teknikut të ekipit anglez, “ylli” i Shqipërisë mund të rikthehet në fushë vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Po stërvitet, është bashkuar pak. Nuk është përfundimisht gati akoma. Do të thoja pas pushimit të kombëtareve do të jetë koha e duhur. Është një mundësi që të jetë i gatshëm në javën e ardhshme.
Për momentin mund të ndjek stafin mjekësor. Nëse do supozoja, do të thoja se do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve”, ishin fjalët e trajnerit të Everton, David Moyes.
Kujtojmë që në muajin mars Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Më 21 mars, Shqipëria luan në transfertë përballë Anglisë, ndërsa 3 ditë më vonë pret Andorrën në Tiranë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente