Java Europiane e Sportit, Gonxhja: Sporti të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë

Java Europiane e Sportit, Gonxhja: Sporti të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë

Java Europiane e Sportit nisi më 20 shtator dhe përfundon më 30 shtator. Ajo zhvillohet në kuadër të nismës europiane “Be Active”, që synon promovimin e aktivitetit fizik dhe të një mënyre jetese më të shëndetshme. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi rëndësinë e sportit si një aktivitet që bashkon komunitetet dhe promovon vlera si solidariteti, respekti, barazia dhe përfshirja. “Sporti është një nga gjuhët më të bukura që bashkon Europën. Ai na afron, na përfshin dhe na mëson vlerat e solidaritetit, respektit, barazisë dhe të një shoqërie më aktive”, u shpreh Gonxhja. Në kuadër të Javës Europiane të Sportit, qytetarët inkurajohen të përfshihen në aktivitete të ndryshme fizike, pavarësisht moshës apo nivelit të përgatitjes sportive. Një shëtitje, vrap, lojë me miqtë,...