Java e Bibliotekës në Kosovë rikthehet me edicionin e 23-të, në fokus trashëgimia e “Rilindjes”

Java e Bibliotekës në Kosovë rikthehet me edicionin e 23-të, në fokus trashëgimia e “Rilindjes”

Nga 28 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të mbahet edicioni i 23-të i “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, i cili këtë vit i kushtohet trashëgimisë së shtypit dhe kujtesës kulturore, me temën “RILINDJA – Zëra në kujtesë”. Programi pesëditor do të sjellë një sërë aktivitetesh në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Bibliotekën Publike “Azem Shkreli” në Pejë, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë dhe në Prizren, duke mbledhur studiues, bibliotekarë, gazetarë, shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore. Java do të hapet të hënën, më 28 shtator, në orën 17:00, me ceremoninë hapëse në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në kuadër të hapjes do të prezantohen ekspozitat “Pamje në kujtesë: Video-arkiv” dhe “Shkronja në kujtesë: Revistat e Rilindjes”, ndërsa do të ketë...