Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Java Botërore e Futbollit, FSHF mirëpret fazën finale të kampionatit “MedTalent Football Championship 2025”
👁6466
Federata e Futbollit, në kuadër të Javës Botërore të Futbollit, mirëpriti organizimin e fazës finale të Kampionatit të Futbollit “MedTalent Football Championship 2025” në “Shtëpinë e Futbollit”. Ky aktivitet i veçantë, i iniciuar nga studentët e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, synonte promovimin e shëndetit, aktivitetit fizik dhe bashkëpunimit mes studentëve përmes sportit. FSHF shprehu mbështetje të plotë për këtë nismë që lidh edukimin universitar me futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke theksuar rëndësinë e futbollit si mjet për edukim dhe zhvillim personal. Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e turneut, që u fitua nga...