Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Jasir Asani gjen ekipin e ri, shihni se ku ka kaluar lojtari i Shqipërisë
👁7278
Jasir Asani duket se më në fund e ka mbyllur aventurën e tij në Kore. Sulmuesi shqiptar ka marrë një tjetër ofertë dha ka zgjedhur që të transferohet atje. Por ku do të shkojë Asani? Bëhet fjalë për ekipin e Yokohoma Marinos, e cila ndodhet në Japoni. Aktualisht ndodhet në vendin e fundit të renditjes, megjithatë është një ekip që nuk lufton zakonisht për vendet e fundit në tabelë. Për këtë arsye ata kanë menduar që të marrin Jasir Asanin, që t’i japin një tjetër forcë anës sulmuese, ndërsa për shqiptarin do të ishte një fillim i ri. /Sport Ekspres/