Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jashari “armiqësohet” me belgët për Milanin, por klubi nuk harron ditëlindjen: Sot 23, urime Ardon!
Ardon Jashari është i vendosur, do vetëm Milanin. Mesfushori i lindur në vitin 2002 ka hyrë në një përplasje të fortë me Club Brugge, duke i bërë të qartë klubit të tij belg se nuk dëshiron më të luajë me fanellën bluzi. Thyerja totale ka ndodhur vetëm pak orë para ditëlindjes së tij të 23-të, por pavarësisht situatës së tensionuar, belgët nuk kanë harruar të bëjnë një gjest njerëzor ndaj lojtarit. “Sot mbush 23 vjeç, urime Ardon!” Ky ishte mesazhi zyrtar i Club Brugge në rrjetet sociale, i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, por që tregon një farë elegance nga ana...