Jared Kushner lavderon familjen Kastrati

Jared Kushner lavderon familjen Kastrati

Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump, ka shkruar sot një reagim për investimet në Zvernec dhe në ishullin e Sazanit. Ndër të tjera ai thotë: “Familja Kastrati, një familje e njohur biznesi shqiptare me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e tyre, ishte ajo që fillimisht na e solli në vëmendje oportunitetin e tokës dhe që ndan besimin tonë në potencialin e Shqipërisë”. Ndër të tjera Kushner sqaron se “Partneriteti është angazhuar gjerësisht me komunitetin lokal në Vlorë. Ne gjithashtu e kuptojmë se njerëzit kanë pyetje dhe shqetësime legjitime. Projekti do të duhet të kalojë nëpër të gjitha proceset përkatëse rregullatore dhe mjedisore shqiptare dhe të fitojë miratimet e nevojshme për të vazhduar. Ambicia jonë është të ndërtojmë sipas standardeve më të...