Japonia nis misionin historik drejt Marsit, synon të sjellë mostra nga hëna Fobos në Tokë deri në vitin 2031
Japonia ka lëshuar një “anije kozmike” në një udhëtim të llojit të vet drejt Marsit, ku ajo do të përpiqet të ulet në Fobos – njërin nga hënat e këtij planeti – dhe të sjellë një pjesë të tij në Tokë. Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës, e cila udhëheq këtë nismë, e lëshoi “anijen kozmike” të martën, para agimit, nga kozmodromi kryesor në ishullin Tanegashima. Zyrtarët njoftuan suksesin një orë më vonë, kur anija kozmike u shkëput, sipas planit, nga pjesa e sipërme e raketës. Ekipi i kontrollit të fluturimit shpërtheu në duartrokitje, duke shtrënguar duart dhe përqafuar njëri-tjetrin. Pesë agjenci hapësinore mbështesin këtë mision pesëvjeçar, i cili do të vendosë në Fobos – hënën më të madhe dhe më të afërt nga dy...
Burimi:
syri.net