Japonia goditet nga tërmeti 5.7 ballë, 20 persona të plagosur, ndërpriten trenat
Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë qendrore gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke shkaktuar 24 të plagosur dhe dëme materiale në disa zona të vendit. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 01:04 me kohën lokale, në një thellësi prej 40 kilometrash. Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të prefekturës Shizuoka, rreth 200 kilometra në perëndim të Tokios. Sipas raportimeve të gazetës lokale “Chunichi Shimbun” dhe televizionit “Tokai”, 24 persona mbetën të plagosur në prefekturat Shizuoka dhe Aichi. Nga të dhënat e autoriteteve, 16 persona në Aichi pësuan lëndime të lehta, ndërsa në Shizuoka u raportuan tre të plagosur, mes tyre edhe një grua 90-vjeçare, e cila ra nga shtrati si pasojë e...
Burimi:
ntv.al