Jamarbër Malltezi fiton lirinë, i hiqet masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’

Jamarbër Malltezi fiton lirinë, i hiqet masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Posaçme ka vendosur heqjen e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për dhëndrin e kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, që e vuante  prej rreth dy vitesh. GJKKO ka marrë këtë vendim, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh, të vënë në dispozicion nga Malltezi. Ndërkohë në seancën e sotme mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje. Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet. Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim...
Burimi: Gijotina.com