Jamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, kalon 200 milionë euro vlera e kartonit të tij

Jamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, kalon 200 milionë euro vlera e kartonit të tij

Adriatik BALLA Barcelona ka ambicie të kthehet në ditët e veta më të mira, për të luftuar për Champions League, dhe objektivi i saj bazohet në cilësitë e grupit dhe veçanërisht kualiteti i disa talenteve si Jamal etj, që mund të shkruajnë histori me ngjyrat blaugrana. Së fundmi mësohet se Lamine Jamal është lojtari më i shtrenjtë në botë. Talenti i Barcelonës ka lënë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit, duke marrë vendin e parë në renditjen e përditësuar nga siti i specializuar në tregun e transferimeve, “Transfermark”. Vetëm 18 vjeç, kartoni i Lamine Jamal vlerësohet 200 milion euro. Një shifër e çmendur, por që nuk i afrohet aspak klauzolës 1 miliard euro që e mban të lidhur me Barcelonën, pasi firmosi rinovimin...