“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

Pas fitores 1-2 ndaj Atletic Escaldes në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, Dinamo synon fitoren edhe në aktin e kthimit. Për këtë takim ka dhënë mendimin e tij, trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja. “Atëherë po themi që jemi mirë sepse rikthehen Dita dhe Itodo që nuk kanë qenë në ndeshjen e parë. Për të sqaruar edhe opinionin e tifozëve të Dinamos, por që të dy nuk kanë qenë në gjendje për ndeshjen e parë. Kemi mungesën e Rustemit, një tjetër kapiten i ekipit, që fatkeqësisht do të mungojë. Pati një dëmtim në seancën e pardjeshme....