Ja kur do të nisin kampionatet kryesore këtë verë, zbulohen datat

Ja kur do të nisin kampionatet kryesore këtë verë, zbulohen datat

Sezoni i ri futbollistik është gati të nisë, dhe datat e fillimit për kampionatet më të rëndësishme janë tashmë të konfirmuara. Sipas Transfermarkt, disa nga ligat kryesore do të hapin siparin që në javën e parë të gushtit, ndërsa të tjerat do të nisin më vonë gjatë muajit. Ligat kryesore në Turqi, Portugali dhe Holandë do të jenë të parat, ndërkohë që pas një jave do të shtohen emocionet me Premier League, La Liga-n e Spanjës dhe Ligue 1 e Francës. Pak më vonë nis dhe Seria A, aq shumë e ndjekur në vendin tonë dhe Bundesliga. Ja datat e startit për kampionatet kryesore: Süper Lig (Turqi) – 8 Gusht Liga Portugal – 8 Gusht Eredivisie (Holandë) – 8 Gusht Championship (Angli) – 8 Gusht...