Ja ku jetojnë Arianët e fundit, historia e tyre

Ja ku jetojnë Arianët e fundit, historia e tyre

Për shumë njerëz, termi Arian ka një konotacion negativ. Megjithatë ai vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë ‘fisnik’. Fillimisht me këtë term njiheshin njerëzit që flisnin një gjuhë indo-iraniane dhe që migruan nga Azia Qëndrore drejt Iranit dhe Indisë. Më vonë termi u përdor për t’iu referuar grupeve fisnore që jetonin në luginat e lumenjve Indus, që tani janë pjesë e Pakistanit dhe Indisë. Pasaardhësit e tyre thuhet se përbëjnë këtë pakicë të vogël që tashmë gjendet në rajonin Ladak. Lugina ku jetojnë ata rrethohet nga male. Në total janë pesë fshatra arianë me diku 2 deri në 4 mijë banorë. Ata njihen ndryshe edhe si Brogpa. Banorët kanë jetuar këtu në izolim për mijëra vite, pjesërisht edhe për shkak të peizazhit të egër...