Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Izraelitët dhe filistinët, një histori që nis me pellazgët
shkruan Fahri Xharra Filistinët ishin një popull i vjetër, të cilët jetonin në brigjet jugore të Canaanit në mes të shekujve 12-6 para Krishtit. Ata janë njohur nga konflikti biblik me izraelitët. Gjurmët më bindëse të origjinës së tyre janë arkeologjike dhe të drejtojnë kah deti Egje. Megjithëse, egjyptasit flasin për ardhjen e tyre nga veriu (shih hartën), gjurmët gjuhësore provojnë që ata janë të Egjeut.Për shumë gjuhëtarë, filistinët janë identikë me pellazgët (të përmendur edhe në Iliadë ).Tani në këtë huti shkencore, ishin apo nuk ishin me origjinë pellazge, është e sigurtë origjina e tyre nga Egjeu.Analizat gjenetike të skeleteve të zbuluara në qytetin e vjetër bregdetar Ashkelon, që dëshmohen të epokës së bronzit dhe të hekurit e vërtetojnë që filistinët të atyre dy...