Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli rrafshon ndërtesat në Gaza, shembën mijëra objekte. Ekspertët ndërkombëtarë: Është krim lufte
Prej muajit mars, kur u tërhoq nga një armëpushim me Hamasin, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij në Rripin e Gazës, duke shembur mijëra ndërtesa në zona të ndryshme të territorit palestinez. Pamjet satelitore të analizuara nga organizata të pavarura tregojnë për një nivel të jashtëzakonshëm të shkatërrimit, madje edhe në zona që ushtria izraelite pretendon se i ka nën kontroll të plotë operacional. Ndërtesa të larta, shkolla dhe infrastrukturë civile janë rrënuar nga ajo që Izraeli e quan “prishje të kontrolluara”. Në shumë raste, këto janë ndërtesa që ose ishin tashmë të dëmtuara nga luftimet, ose dukeshin të paprekura....