Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Lista e Përbashkët në Izrael i ka kërkuar zyrtarisht presidentit Isaac Herzog që mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia besojë Gadi Eisenkot. Propozimi u paraqit gjatë konsultimeve të zhvilluara të enjten në rezidencën presidenciale, pasi tre fraksionet që përbëjnë Listën e Përbashkët kishin njoftuar më herët vendimin unanim për të mbështetur kandidaturën e Eisenkot. Në deklaratën e saj, Lista e Përbashkët theksoi se ky vendim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së shoqërisë për të penguar rikthimin e Benjamin Netanyahut dhe qeverisë së tij në pushtet. Megjithatë, aleanca pranoi se partitë opozitare nuk kanë treguar deri më tani vullnetin e mjaftueshëm për t’u kundërvënë politikave të Netanyahut dhe për të luftuar nxitjen e urrejtjes ndaj qytetarëve arabë. “Edhe pse Eisenkot ka marrë tashmë më...