Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se u ka vjedhur me dhunë varëset e floririt dy shtetaseve në rrugë. Ngjarja e fundit është regjistruar në lagjen nr. 5 të Durrësit, ku 40-vjeçari dyshohet se i ka marrë me forcë varësen një gruaje. Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe bëri të mundur kapjen e autorit në flagrancë. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari ishte shpallur më herët në kërkim për një tjetër grabitje të ngjashme. Sipas policisë, më 2 tetor 2026, ai dyshohet se i kishte vjedhur me dhunë varësen e floririt një tjetër shtetaseje në të njëjtën zonë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Durrës Iu vodhi me dhunë varëset e floririt, 2...